E enjte, 19 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Paratë e drogës në Shqipëri? Daci: Çopja dhe Çela flisnin për t’i groposur lingotat e arit në rrënjët e ullirit

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar këtë të enjte në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, foli mbi një dosje të njohur kriminale, siç është ajo e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës.

Daci tha se shumë nga paratë që ky grup kriminal kishte përfituar përmes trafikut, i kishte kthyer në lingota ari.

Ajo tha se në bisedat e zbardhura në SKY ECC, ata flisnin për fshehjen e lingotave nën rrënjët e ullinjve në Peqin, megjithatë ato nuk janë gjetur ende.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Daci: Çështja e kriptovalutave ka lidhje me një tjetër procedim që ka Franc Çopja me të vëllanë. Sa i përket çështjes, bëhet fjalë për bashkëpunimin mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës. Ndryshe nga Çopja, Çela ka pasur një tjetër profil. Unë nuk e kisha hasur dhe nuk e dija që ishte kaq i fortë në këtë fushë.

Ervis Çela rezulton se ka pozuar edhe me paleta kokaine në vendet e origjinës. Ai ka bashkëpunuar me drejtuesit më të mëdhenj vendas, brazilianë dhe uruguaianë.

Lingotat e arit, sipas komunikimeve të tyre, pretendohej se groposeshin nën rrënjët e ullinjve në Peqin. Sa u përket parave cash, ato janë investuar në agroturizëm, ndërtime, siç ka ndodhur në shumicën dërrmuese të rasteve.

Është një nga organizatat që ka pasur lëvizjen më të madhe të parave. Një grup kriminal shumë i fuqishëm sa i takon narkotrafikut. Ndryshe nga Çopja, i cili është i anatemuar edhe për vrasje, Çela ka ruajtur një profil të ulët, por ka qenë shumë i fuqishëm në pjesën e narkotrafikut.

Rakipi: Ku ndodhen këta?

Daci: Çopja është i arrestuar në Belgjikë. Çela është në Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.