E enjte, 19 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Kronikë

Skandali në Postën e Durrësit , Ferhati: Është vepruar si grupi i strukturuar kriminal! Daci: Do të shkojë në nivel politik

Vjedhja në Postën e Durrësit, grupi i strukturuar kriminal”, është një nga temat e kësaj të enjteje në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Gazetari Eni Ferhati e cilësoi ngjarjen si veprim të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, gazetarja Glidona Daci hodhi dyshime se dëmi mund të jetë më i madh dhe se hetimi mund të shkojë në nivel politik.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Eni Ferhati: Kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal. E paimagjinueshme që në një institucion si Posta të vidhen miliona euro, 700 mijë euro. Ka qenë e shtrirë në kohë, nuk ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër. Dhe si ka mundësi që nuk e kanë vënë re këtë vjedhje galopante? Fakti që SPAK e ka regjistruar, do të të thotë që jemi në rrugën drejt një grupi kriminal.

Daci: Çështja është e regjistruar nga SPAK. Edhe në faturat që mbrojtja ka dorëzuar në SPAK, është i njëjti person që edhe ka firmosur, edhe ka tërhequr shumën e parave. Duhet theksuar se në ambientet e Postës janë pagesa edhe gjoba policie, të ujit, energjisë elektrike, pagesa nga më të ndryshmet. Dëmi që i është shkaktuar do të jetë shumë herë më i lartë. Fakti që ka kaluar në duart e SPAK ka lidhje edhe me dyshimet për ish-drejtoreshën që ka dhënë dorëheqjen para zgjedhjeve… do të shkojë në nivel politik.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.