E diel, 4 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksidenti tragjik në Greqi, humbin jetën dy shqiptarë, 34 dhe 36 vjeç

Dy shtetas me origjinë shqiptare kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur pasditen e së shtunës, 3 tetor, pranë Nea Peramos në Kavallë, në drejtim të plazhit të Ammolofonëve, bëjnë me dije mediat venade.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat, 34 dhe 36 vjeç, ishin miq me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre po udhëtonte me një motor, ndërsa tjetri ishte drejtues i një skuteri elektrik.

Reklamë

Nga përplasja, 34-vjeçari u plagos rëndë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve dhe ekipeve të shpëtimit, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

I plagosur rëndë u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës edhe 36-vjeçari, i cili u shtrua në Repartin e Terapisë Intensive. Gjatë natës, edhe ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta dhe janë nën hetim nga autoritetet greke. Në fokus të hetimeve është mënyra se si ndodhi përplasja mes motorit dhe skuterit elektrik.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.