E enjte, 19 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

12 milionë Euro në vit? Mercedes mbulon me para pilotin e talentuar italian, Kimi Antonelli

Kimi Antonelli pritet të përfitojë një rritje të konsiderueshme të pagës te Mercedes, pas paraqitjeve të tij në Formula 1.

Piloti italian është në qendër të diskutimeve për një kontratë të re, me shifra që mund të arrijnë deri në 12 milionë euro në vit.

Sipas raportimeve në mediat sportive ndërkombëtare, Mercedes synon ta shpërblejë Antonellin për rezultatet e arritura dhe ta mbajë të lidhur me skuadrën gjermane për vitet e ardhshme.

Deri më tani, Antonelli ka përfituar një pagë bazë dukshëm më të ulët, ndërsa bonuset për fitoret dhe rezultatet sportive kanë rritur ndjeshëm të ardhurat e tij.

Shefi i Mercedes, Toto Wolff, ka konfirmuar se piloti duhet të shpërblehet në përputhje me arritjet e tij, por ka shmangur komentet për shifrat konkrete.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.