E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nga Shkodra në Turqi, Brajan Gruda me lidhje farefisnore me aktoren e njohur turke?

Një detaj interesant nga origjina e futbollistit me rrënjë shqiptare, Brajan Gruda, ka tërhequr vëmendjen e mediave turke.

Sipas një pretendimi të publikuar në Turqi, talenti i kombëtares gjermane ka lidhje farefisnore me familjen e aktores së njohur turke Ayşen Gruda.

Sipas këtij raportimi, Brajan Gruda thuhet ka lidhje familjare me Yılmaz Gruda, ish-bashkëshortin e aktores së ndjerë, Ayşen Gruda. Lidhja dyshohet se vjen nga origjina shqiptare e familjes së Yılmazit, e cila lidhet me qytetin e Shkodrës.

Brajan Gruda vjen nga një familje shqiptare dhe është djali i ish-futbollistit të Vllaznisë, Bujar Gruda. I lindur dhe i rritur në Gjermani, ai ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren gjermane, ku shihet si një nga talentet premtues të repartit ofensiv.

Reklamë

Megjithatë, lidhja e pretenduar familjare me aktoren turke nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Një histori që rikthen në vëmendje rrënjët shqiptare të futbollistit dhe lidhjet e tij të mundshme me një familje të njohur të artit turk.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.