E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dosja “Balluku”, kush është gjyqtarja që do vendosë për ish-zv.kryeministren, dosjet e forta që ka hetuar

Këtë të mërkurë është hedhur shorti në GJKKO dhe Atalanta Zeqiraj është caktuar gjyqtare e seancës paraprake për dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë. SPAK e çoi dosjen 2 ditë më parë për gjykim dhe do të jetë gjyqtarja Zeqiraj që do të vendosë nëse do të nisë gjyqin apo dosja mund të kthehet në SPAK për plotësim hetimesh.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë manipuluar 10 tenderë me vlerë 400 mln euro pa TVSH, tenderi për Tunelin e Llogarasë, 7 lotet e Unazës së Tiranës, loti 3 i rrugës Porto-Romano–Durrës dhe tenderi për rikonstruksionin e godinës të Albcontrol. Vetëm për tunelin e Llogarasë, SPAK llogarit një dëm ekonomik prej rreth 80 milionë eurosh në buxhetin e shtetit.

Mes të pandehurve janë 22 ish-vartës të Ballukut, përfshirë Ervis Berberin, i akuzuar për shkelje të barazisë në 9 tenderë, si dhe ish-drejtorët Gentian Gjyli e Erald Elezi. Sipas SPAK, ndërtuesit Arbër Abazi dhe Pandeli Carapuli ia dhanë Ballukut vilat në këmbim të tenderëve, ndërsa ish-futbollisti Igli Tare akuzohet për pastrim parash në dy raste, pasi dyshohet se Balluku fshehu në emër të tij dy vilat.

Por kush është Atalanta Zeqiraj?

Reklamë

Atalanta Zeqiraj, është emër i njohur në sistemin e drejtësisë.

Gjatë ushtrimit të detyrës së saj në GJKKO, Zeqiraj ka pasur në dorë dosje të forta.

Ajo ka hetuar çështjen e Behar Bajrit të cilin e ka lënë në qeli.

Po ashtu, gjyqtarja njihet edhe për shkatërrimin e një grupi kriminal, ku me firmën e saj u shkatërruan 8 grupe të fuqishme dhe u lëshuan 32 urdhër arreste.

Atalanta Zeqiraj, gjatë kohës që kaloi vettingun u vlerësua pozitivisht në të treja kriteret, atë të pasurisë, pastërisë së figurës dhe integritetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.