E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Të qëndrueshme si mali dhe të palëkundura përballë stuhive”, Xi Jinping vlerëson marrëdhënien Rusi-Kinë gjatë takimit me Putin

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka vlerësuar marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë gjatë takimit të zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin, duke i cilësuar ato si “të qëndrueshme si mali dhe të palëkundura përballë stuhive”.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, Xi deklaroi se bashkëpunimi mes Pekinit dhe Moskës ka sjellë më shumë stabilitet dhe siguri në një botë të përballur me tensione, trazira dhe ndryshime të vazhdueshme.

Gjatë takimit, lideri kinez bëri thirrje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe për zgjerimin e tij në fusha të reja.

Si Xi, ashtu edhe Putin, vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe dhe përsëritën qëndrimet e tyre për rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes dy vendeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.