Shqipëria U21 ndal Spanjën e yjeve, kuqezinjtë marrin barazim krenarie

Shqipëria U21 ka marrë një barazim pa gola ndaj Spanjës U21 në një miqësore prestigjioze, duke dhënë një paraqitje shumë pozitive përballë një prej kundërshtarëve më të fortë të futbollit europian për këtë grupmoshë.
Pavarësisht se spanjollët vinin si favoritë, me një skuadër të mbushur me talente të klubeve të mëdha europiane, djemtë e Alban Bushit treguan karakter dhe u përballën si të barabartë gjatë gjithë ndeshjes.
Madje, përfaqësuesja shqiptare pati edhe disa mundësi të mira për të gjetur rrugën e rrjetës, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara.
Në këtë miqësore u aktivizuan edhe katër futbollistë nga kampionati shqiptar: Daka, Përndreca, Arifi dhe Tresa.
Një rezultat që jep sinjale pozitive për të ardhmen e Shqipërisë U21, e cila tregoi se mund të rivalizojë edhe përballë kundërshtarëve me emra të mëdhenj në përbërje.




