Sociale
Nis nesër viti i ri akademik, më pak studentë nëpër auditore

Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe pedagogët e vendit.
Ministria e Arsimit ka informuar se viti i ri akademik 2026-2027 në institucionet e arsimit të lartë në vend do të nisë më datë 5 tetor 2026 dhe do të përfundojë më datë 24 shtator 2027.
Reklamë
Të dhënat statistikore të dy viteve të fundit kanë treguar një zbrazje të ndjeshme të auditorëve.
Sipas INSTAT, rënien më të fortë e kanë pësuar Universitetet Publike, teksa në ato private rënia ishte më e butë.
Gjatë 10-vjeçarit të fundit, numri total i studentëve të ulur në bankat e shkollave të larta ka pësuar rënie të ndjeshme, nga rreth 141.4 mijë studentë në vetëm 115.7 mijë në vitin akademik 2025-2026 ose 18%.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




