E enjte, 19 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Bllokohet anija me 16.8 tonë naftë të padeklaruar në Portin e Durrësit

Në kuadër të kontrolleve doganore, shërbimet e Degës Doganore Durrës  ushtruan kontroll fizik në një anije, që ndodhej e akostuar në një nga kalatat e portit, pas informacioneve operative për diferenca në sasinë e deklaruar të karburantit.

Gjatë kontrollit të punonjësve të doganës u evidentuan rreth 16,8 tonë karburant të dyshuara si të padeklaruara dhe të nxjerrë  kontrabandë nga anija. Për rastin u hartua procesverbali i konstatimit fizik dhe u vendos bllokimi i anijes për të vijuar me ndjekjen e procedurave të mëtejshme verifikuese ligjore.

Dega Doganore Durrës do të vijojë kontrollet dhe veprimet operative për parandalimin e kontrabandës, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe zbatimin e legjislacionit doganor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.