Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 July 2026
Vizion fokus

“Nuk kemi asnjë luftë për të bërë me flamingot”,...

Mbi 50 ditë protestë, Rama: Flamingot revolta paqësore e...

“Kundërshtarët e vjehrrit më të famshëm në botë e...

“Në pasqyrën e bulevardit të flamingove pashë një të...

“Çasti më i rrezikshëm për një qeveri vjen kur...

Rama paralajmëron kthesën e qeverisë: “Flamingot” nuk dolën për...

“Legjislatura e integrimit europian”, Peleshi prezanton punën e Kuvendit:...

“Surprizë” e papritur në sallën e gjyqit, avokatja pa...

Vrau ish-vjehrrin, plagosi vjehrrën dhe rrëmbeu bashkëshorten, ky është...

Padia ndaj Ols Dados, Erion Veliaj në Gjykatën Administrative:...

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit si shpendët, sot protestohet për lagunat

24 Korrik 12:50

Kryeministri Edi Rama vijoi fjalimin e tij para qeverisë, duke u ndalur te mbrojtja e biodiversitetit dhe reagimi i qytetarëve ndaj zhvillimeve të fundit.

Rama tha se Shqipëria ka kaluar një transformim të madh në politikat për florën dhe faunën, duke theksuar zgjerimin e zonave të mbrojtura dhe krijimin e një kuadri të ri ligjor.

Duke folur për protestën e lidhur me mbrojtjen e lagunave dhe simbolin e flamingove, Rama tha se askush nuk do ta kishte imagjinuar një situatë të tillë vite më parë, “në po në të njëjtin bulevard ku protestuesit vriteshin me plumba si shpendët e lagunave”, sipas tij.

Edi Rama:

Në një vend ku vritej statistikisht një njeri në 3 ditë, nuk kishte ndonjë pritshmëri optimiste për jetën e kafshëve.

Në një dekadë, ne kemi bërë për florën dhe faunën e Shqipërisë një përmbysje historike, me rezultate të pamohueshme. Bëmë ligjin e parë për zonat e mbrojtura dhe në këtë dekadë zgjeruam në mënyrë të ndjeshme sipërfaqen e tyre, si asnjë vend tjetër në rajon.

Një parantezë: ndryshimet e vitit 2024 në atë ligj u përdorën papushim nga individë me axhenda politike, përfshirë edhe eurodeputetë që kanë dashur ta besojnë rolin e viktimave të imperializmit amerikan. Ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën europiane. Nuk është këtu fjala ime kundër fjalës së atyre që mendojnë ndryshe.

Me Komisionin Europian do të skanohen një për një me direktivën e BE-së edhe ato ndryshime. Ky konflikt i stisur do të zgjidhet për bukuri në rrugën e negociatave.

Le të ngrejë dorën një i vetëm në këtë sallë apo jashtë, e të thotë se e kishte imagjinuar, në kohën e sharrave elektrike, se do të vinte një ditë ku, po në të njëjtin bulevard ku protestuesit vriteshin me plumba si shpendët e lagunave, do të zhvillohej një protestë masive për fatin e lagunave të vendit.

Por ja që, nëse do ta shtrëngonim me forcë dikë, t’i thonim “imagjinoje kur do të vijë ajo ditë”, nuk ka shansë të thoshte që kjo ditë do të vinte kaq shpejt.

Për ta mbrojtur zogun dhe lagunën nga unë dhe nga ju, që biodiversitetit i kemi kthyer përkushtimin e ekzekutivit dhe legjislativit me rezultate aspak modeste. Mosmirënjohje? Në asnjë mënyrë jo.

Edhe këtu çelësin na e jep ai që e kuptoi shumë herët: pakënaqësia nuk rritet në një realitet ku njerëzit e kanë humbur shpresën, por aty ku shpresa është rritur më shpejt se realiteti.

Çdo gjë që ende nuk ka ndryshuar ju duket e padurueshme.

Nuk e krahasojnë më Shqipërinë me vendin e mungesave, por me vendin e mundësive ku ata mezi presin të mbërrijnë. Prandaj, nuk na vlerësojnë më. Madje duan ta harrojnë edhe atë që e mbajnë mend akoma.

Një popull që nuk na vlerëson më sa do donim ne, por na kërkon llogari për gjithçka që mbetet për t’u bërë. Një popull që bezdiset kur i tregojmë nga sa poshtë jemi nisur për të ardhur këtu dhe na tregon se sa lart duhet të jemi. Me ne apo pa ne. Dhe ka të drejtë. Pikë.

Kush përpiqet ta zvogëlojë përmasën e kësaj të drejte që na e tregoi Bulevardi i Flamingove, do të zvogëlohet.

Sa më i madh të jesh para kësaj të drejte, aq më në rrezik je. Nëse nuk e kupton se kjo e drejtë është më e madhe dhe më e fortë se ti, qofsh edhe vetë PS, u quajtsh edhe Edi Rama, po deshe.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
rama

Nga e njëjta kategori

Protesta te Kuvendi, arrestohen dy persona, procedohen në gjendje të lirë 30 të tjerët

më shumë...

Përplasën për vdekje 74 vjeçaren dhe u larguan nga vendi i ngjarjes, arrestohen babë e bir në Durrës

më shumë...

Krimi në Roskovec, flasin prindërit e autorit: Vajzën e donim, telefonata me krushkun në momentin e debatit

më shumë...

“Nuk kemi asnjë luftë për të bërë me flamingot”, Rama: Qytetari duhet të jetë bashkëudhëtar dhe gjykatës i zhvillimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:02

Protesta te Kuvendi, arrestohen dy persona, procedohen...

1:44

Përplasën për vdekje 74 vjeçaren dhe u...

1:30

Krimi në Roskovec, flasin prindërit e autorit:...

1:27

“Nuk kemi asnjë luftë për të bërë...

1:13

Mbi 50 ditë protestë, Rama: Flamingot revolta...

1:04

“Kundërshtarët e vjehrrit më të famshëm në...

12:56

“Në pasqyrën e bulevardit të flamingove pashë...

12:50

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që...

12:37

“Çasti më i rrezikshëm për një qeveri...

12:30

Rama paralajmëron kthesën e qeverisë: “Flamingot” nuk...

11:31

Kapshtica mbyllet për 5 orë të hënën,...

11:30

Rrëzohet padia e Veliajt për Dadon, Gjykata:...

11:27

“Legjislatura e integrimit europian”, Peleshi prezanton punën...

11:12

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, furgoni përplas për...

10:56

Riaktivizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, pritet...

10:34

Foshnja 7-muajshe humb jetën në Gjirokastër, procedohen...

10:28

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, Policia...

10:16

I vrau babain dhe i plagosi nënën,...

10:09

“Surprizë” e papritur në sallën e gjyqit,...

10:04

Vlorë/ Helika e skafit i preu këmbën,...

Më të klikuarat

  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horosko...
  • “Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec, fle...
  • Foto ilustruese Dhëndri vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Roskove...
  • Helika i preu këmbën, dalin detaje nga plagosja në det e 17-...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.