Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21...

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe...

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani...

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e tij, anulohet...

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me...

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në...

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase...

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e...

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron vizitorëve freski...

Arrestime për dhunën në protestë, Orion Peçi dhe Artemisa Islamaj, nën akuzë për gjashtë vepra penale

24 Korrik 14:02

Policia e Tiranës arrestoi dy persona për aktet e dhunës ne protestën e të enjtes në afërsi të Parlamentit. Në pranga ranë Orion Peçi dhe Artemisa Islamaj, të cilët, sipas hetimeve të deritanishme, kanë pasur rol aktiv në goditjen ndaj punonjësve të Policisë.

Sipas burimeve Orion Peçi është identifikuar si personi që ndizte kapsolla me fuqi të lartë, i vendoste në shishe dhe i hidhte në drejtim të efektivëve. Si pasojë e njërit prej këtyre sulmeve, një punonjës  i Forcave “Shqiponja” mbeti i plagosur në kokë. Ndërkohë, Artemisa Islamaj dyshohet se siguronte dhe shpërndante kapsollët tek protestuesit e tjerë, të cilët më pas i përdornin kundër forcave të rendit.

Dy të arrestuarit akuzohen për gjashtë vepra penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme; Prishja e rendit dhe qetësisë publike; Kundërshtimi i punonjësit të Policisë; Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit; Goditja për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim; Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive, e kryer në bashkëpunim.

Protesta para Kuvendit nisi rreth orës 9 e vijoi për afro tetë orë. Gjatë gjithë tubimit pati momente të shumta tensioni, ku protestues hodhën vezë, kapsolla dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Policisë, ndërsa forcat e rendit mbajtën të paprekur perimetrin e sigurisë së Parlamentit.

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë u përsëritën në disa momente gjatë ditës, duke shkaktuar edhe dëmtimin e disa efektivëve në krye të detyrës.

Në përfundim të veprimeve policore, u shoqëruan gjithsej 32 persona, ndërsa vetëm dy prej tyre u arrestuan.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Kuvendi Protesta

Nga e njëjta kategori

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

më shumë...

Nëna e 20 vjeçarit që u vra në Korçë prek me dedikimin për të birin: Drita e syve, do mbetesh fryma ime përjetësisht!

më shumë...

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

më shumë...

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18 nga 21 anëtarët kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Beratin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:58

Mbytet 32-vjeçari në liqenin e Pogradecit

3:52

Nëna e 20 vjeçarit që u vra...

3:35

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

3:29

Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal, 18...

2:58

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar...

2:57

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për...

2:51

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i...

2:34

I dënuar nga Italia me 14 vite...

2:28

Kodi rrugor, ndëshkime të ashpra, harrojeni patentën...

2:25

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë...

2:22

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e...

2:17

I riu bën kallëzimin në polici: Më...

2:14

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u...

2:08

Kapet në flagrancë në parcelën që kishte...

1:58

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës...

1:58

Rusia raporton për 13 të vrarë pas...

1:39

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në...

1:34

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron...

1:14

Merr fund beteja me flakët, nuk ka...

1:10

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.