Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

“Në pasqyrën e bulevardit të flamingove pashë një të vërtetë tronditëse”, Rama: Hendek mes fakteve tona dhe përjetimit të njerëzve

24 Korrik 12:56

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fjalimin e tij para socialistëve pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke u ndalur te raporti mes arritjeve të qeverisë dhe perceptimit të qytetarëve.

Rama tha se për tre mandate me radhë qeveria ka folur me gjuhën e fakteve, duke përmendur transformimet që sipas tij kanë ndryshuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Por, sipas kryeministrit, protesta në Bulevardin e Flamingove tregoi një hendek mes fakteve të paraqitura nga qeveria dhe mënyrës se si qytetarët i përjetojnë ndryshimet.

Kryeministri akuzoi gjithashtu për ndërhyrje të huaja dhe manipulime gjatë protestës, duke thënë se video dhe foto të rreme ishin pjesë e saj. Megjithatë, ai theksoi se analiza e këtij fenomeni është e rëndësishme për të kuptuar të gjitha dimensionet e protestës.

Sipas Ramës, ajo që duhet adresuar është hendeku mes pritshmërive të rritura të qytetarëve dhe përvojës së tyre të përditshme me shtetin.

“Tre mandate me radhë ne folëm me gjuhën e fakteve. Faktet janë dhe do të mbeten aty, dëshmitare për ne që e transformuam këtë vend deri këtu, nga një realitet që bënte lajm vetëm për keq, me një shtet në gjunjë që s’kishte as drita dhe me një emër të përbuzuar ndërkombëtarisht. Ne një destinacion të dëshiruar në një flamur të respektuar. Në pasqyrën e bulevardit të flamingove pashë një të vërtetë tronditëse, ne lart kishim faktet, njerëzit poshtë kishin përjetimin. Fakti ynë ishte se investimi i Zvërnecit ëhstë tokë private, përjetimi i tyre është se toka e shtetit po i shitet të huajve. Në atë protestë pati ndërhyrje të huaj, brutale, manipulime, video dhe foto të rreme. Këto janë fakte. Ishin pjesë e rëndësishme e protestës. Analiza e tyre është e rëndësishme për ta kuptuar atë protestë në çdo dimension. Ai manifestim spektakolar e ktheu bulevardin në hendek mes fakteve tona dhe përjetimit të njerëzve. Përgjigjgja për themelin e atij hendeku duhet gjetur te pritshmëritë e rritura të njerëzve dhe konflikti i tyre me përvojën e përditshme“, tha Rama.

Ai shtoi se besimi i qytetarëve nuk mund të rikthehet vetëm duke u mbështetur te faktet apo te rezultatet e arritura, por përmes një ndryshimi të ndjeshëm në mënyrën se si njerëzit e përjetojnë marrëdhënien me shtetin.

Rama tha se hendeku mes fakteve dhe perceptimit duhet të mbyllet duke rikthyer bindjen e qytetarëve se pritshmëritë e tyre mund të realizohen.

“Njerëzit presin çdo ditë dhe më shumë. Ai endek u hap për t’u mbyllur. Mbyllja e tij nuk bëhet duke bërë sikur ai u mbyll vetë. Bulevardi u zbraz nga flamingot dhe  aty mebtën vetëm puplat e ditëzinjve, as duke u kapur fort pas fakteve, as duke bërë thjesht ca lëvizje njerëzish dhe duke bindur veten se populli do të bindet kur të shohë veprën, aty ku sot ai shikon atdheun e nxjerrë në shitje. Asnjë nga këto nuk mjafton për ta mbyllur atë hendek. Për ta kuptuar deri në fund atë hendek harrojini faktet tona. Kur midis faktit dhe përjetimit të njeriut të zakonshëm hapet një hendek i tillë, atë e ka hapur rënia e besimit se pritshmëritë e tij do realizohen”, tha Rama.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
flamingo rama

Nga e njëjta kategori

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja kërkon leje për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij

më shumë...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e banorëve: Shteti ka qenë në këmbë, na kanë shpëtuar

më shumë...

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”, japonishtja dhe arabishtja i shtohen këtë vit ofertës akademike

më shumë...

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk rezulton të ketë dëme në banesa nga flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.