Në pallatin e Brigadave po mbahet mbledhja e grupit të PS dhe qeverisë. Kryesocialisti Edi Rama:
“Mbi Zvërnecin qëndronte hija e emrit më polarizues të politikës dhe medias botërore. Pa atë lidhje, protesta do të ishte një çështje kombëtare, jashtë vëmendjes së dynjasë. Falë asaj lidhjeje u bë një legjendë globale. Shumëkush nga fansat e huaj të protestës dëshironte ta shihte Shqipërinë si shëmbëlltyrën që bota mbarë ta merrte nga Shqipëria mësimin dhe të ngrihej në revolucionin e madh dhe të shumëpritur.
Ky është fakt i kohës së kanaleve sociale, ku noton sot bota. Zvërneci dha videon revolucionare, flamingo simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global. Me një shkrepse të ndezur pranë pyllit me pisha në Nartë shpërndau një zjarr marramendës anë e mbanë botës.
Kundërshtarët e gjithandejshëm, për të luftuar me vjehrrin e madh, e transformuan bulevardin në hendek. Shkaku i hendekut ishim ne dhe zemra e protestës ishin njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.
Ata kishin nevojë për plagën, por nuk e krijuan ata protestën, e rrëmbyen. Tani vazhdojnë të kruajnë plagën me nervozizëm, duke u mbledhur si pupla të zeza, në bulevard apo në Parlament. Zemra e protestës ka ikur bashkë me flamingot.
Ata janë bijë të verbër të Shqipërisë, që ecin pa ditur ku të shkojnë, dhe janë mishi për top i armiqve.
/vizionplus.tv





