Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është...

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën 6 të...

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë rajonin e...

U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb...

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë evakuohen nga...

Tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë...

“Legjislatura e integrimit europian”, Peleshi prezanton punën e Kuvendit: Modernizim institucional dhe hapa drejt BE-së

24 Korrik 11:27

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka prezantuar bilancin e punës së parlamentit gjatë takimit të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist, duke u ndalur te aktiviteti legjislativ, mbikëqyrës dhe zgjedhor i institucionit, si edhe te procesi i modernizimit të Kuvendit në kuadër të integrimit europian.

Peleshi tha se Kuvendi ndodhet në përfundim të sesionit të dytë të kësaj legjislature dhe se kjo periudhë ka shënuar zhvillime të rëndësishme për funksionimin e parlamentit dhe për afrimin e vendit me standardet e Bashkimit Europian.

Sipas Peleshit, gjatë dy sesioneve të kësaj legjislature Kuvendi ka miratuar 131 ligje, rreth 40 më shumë krahasuar me dy sesionet e fundit të legjislaturës së kaluar.

Ai theksoi se puna është fokusuar në tre funksionet kryesore kushtetuese të Kuvendit; funksionin legjislativ, funksionin mbikëqyrës dhe funksionin zgjedhës.

“Besoj se kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara”, u shpreh Peleshi, duke nënvizuar se objektivi ka qenë krijimi i një institucioni më modern, profesional dhe të përshtatur me sfidat e një vendi që po ecën drejt Bashkimit Europian.

Kryetari i Kuvendit bëri të ditur se janë miratuar me konsensus ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, duke sjellë modernizimin e procedurave parlamentare dhe rikonfigurimin e komisioneve të përhershme.

Gjithashtu, sipas tij, janë ndërmarrë reforma në fusha të rëndësishme ligjore, përfshirë Kodin Penal dhe Kodin Civil, ndërsa janë përmirësuar kuadret ligjore për konfliktin e interesit dhe lobimin; komisionet hetimore dhe organet e drejtësisë; statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve; pronësinë intelektuale; veprimtarinë financiare dhe mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin rural.

Peleshi e cilësoi këtë si “legjislaturën e integrimit europian”, duke theksuar se puna e Kuvendit është e lidhur drejtpërdrejt me procesin e negociatave me Bashkimin Europian.

Në këtë kuadër, ai bëri me dije se janë miratuar 157 amendamente shtesë për harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet europiane.

Për funksionin zgjedhor, Peleshi deklaroi se Kuvendi ka administruar me profesionalizëm proceset për plotësimin e vakancave në institucionet kushtetuese.

Ai bëri të ditur se janë vlerësuar 119 kandidatura për plotësimin e 20 vendeve vakante, duke u bazuar në kriteret e meritës dhe transparencës.

Peleshi theksoi gjithashtu rolin e Shqipërisë si aleat i besueshëm i NATO-s dhe njoftoi se Tirana do të presë së shpejti një konferencë ndërparlamentare me përfaqësues nga 27 vendet e Bashkimit Europian.

Duke folur për sigurinë digjitale, ai përmendi masat e marra pas sulmit kibernetik të 10 marsit, ku Kuvendi ka forcuar mbrojtjen përmes një marrëveshjeje me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për monitorim aktiv dhe të vazhdueshëm.

Një tjetër pikë e prezantimit ishte modernizimi teknologjik i institucionit.

Peleshi tha se gjatë vitit 2026 është zbatuar sistemi i transkriptimit automatik në kohë reale përmes Inteligjencës Artificiale.

Deri tani, sipas tij, janë transkriptuar 287 mbledhje komisionesh me rreth 486 orë material.

Gjithashtu, Kuvendi po zhvillon platformën “Media Hub AI”, e cila do të mundësojë kërkimin dhe analizimin e diskutimeve parlamentare në bazë të kontekstit, duke rritur transparencën dhe aksesin e publikut në informacion.

Peleshi bëri të ditur se Kuvendi ka zhvilluar 243 aktivitete edukative me pjesëmarrjen e mbi 9 mijë qytetarëve.

Ai njoftoi gjithashtu se së shpejti do të inaugurohet Qendra e Vizitorëve të Kuvendit, një hapësirë moderne e realizuar në bashkëpunim me Parlamentin Europian.

Në aspektin administrativ, Byroja e Kuvendit ka miratuar një strukturë të re që synon specializimin e administratës parlamentare për sfidat e procesit të integrimit europian.

Ndërkohë, për projektin e godinës së re të Kuvendit, Peleshi tha se po punohet me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe se në fillim të muajit tetor pritet të shpallet konkursi ndërkombëtar për projektimin e saj.

Në përfundim të fjalës së tij, Kryetari i Kuvendit falënderoi deputetët për kontributin e tyre dhe u uroi sukses në vijim të punës parlamentare.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Grupi parlamentar mbledhje PS rama

Nga e njëjta kategori

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe Malin e Dajtit, ministri Nufi: Forcat e Armatosura në terren, mirënjohje për çdo efektiv

më shumë...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti dhe siguria e qytetarëve e pushuesve, shqetësimi ynë i parë

më shumë...

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë Qarri–Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat

më shumë...

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6 persona, pezullohen dy efektivë policie

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

3:11

“Red Bull Spike” kurorëzon fituesit, vendi i...

3:04

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë...

2:34

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori...

2:19

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen...

2:11

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit,...

Foto ilustruese
1:50

Kapet në Rinas i kërkuari nga Spanja,...

1:46

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën...

1:06

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë...

12:57

U rrah brutalisht dhe u la para...

12:34

FOTO/ Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pamjet...

12:09

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet...

11:52

Shkrumbohet nga zjarri resorti në aksin Sarandë-Syri...

11:39

200 raste në ditë tek “Trauma”, mjekët:...

11:35

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët:...

Më të klikuarat

  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.