E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet 43-vjeçari në Tiranë, u kap me pistoletë dhe municion pa leje në banesë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar në fshatin Bërxullë, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjet një armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, operacioni u zhvillua në kuadër të kontrolleve të koduara “Risku”, ku efektivët ushtruan kontroll në banesën e shtetasit Juljan Koni, 43 vjeç. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, një krehër dhe 7 fishekë.

Reklamë

Arrestimi i Konit është bërë pas kontrolleve të zhvilluara nga policia gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Bërxullës, pas vrasjes së 50-vjeçarit Edmond Sula.

Megjithatë, deri në këto momente, policia nuk ka evidentuar ndonjë lidhje mes armës së sekuestruar te Juljan Konit  dhe vrasjes së Edmond Sulës. Hetimet dhe verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë