E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama mbledh sot grupin e PS dhe qeverinë, në takim pritet të diskutohet angazhimi i përbashkët gjatë verës

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar.

Ky takim i zgjeruar do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave ndërsa çështjet që pritet të diskutohen ende nuk janë bërë me dije për ligjvënësit socialistë.

Ndërkohë, pritet që kryeministri Rama tu japë porosi deputetëve dhe ministrave për angazhimin e tyre, deri në rinisjen e punimeve të parlamentit, në vjeshtë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë