E martë, 24 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hoxha: Kush është “Nesti Angoni” që bëri kallzimin në SPAK për Spiropalin? Detaji që ngre pikëpyetje nga “sekreti” 10 vjeçar

Një kallëzim ndaj Elisa Spiropalit nga një person që nuk është identifikuar akoma, ka ccuar në një hetim për ish ministren e Jashtme dhe bashkëshortin e saj.

Gazetari Artan Hoxha në studion e “Të Paekspozuarit”, u shpreh se personi që ka bërë kallzim, ka ditur disa detaje. Ndër to, Hoxha përmend pikën 6 të kallëzimit, në të cilin thuhet se bashkëshorti i Spiropalit ka deklaruar shitjen e një mjeti me vlerë 30 mijë euro në vitin 2017, makinë të cilën nuk e kishte deklaruar më parë që e kishte në pronësi.

“Tek kallëzimi ka një pikë interesante. Pika 6, që në deklarimet e vitit 2017 Totaj deklaron shitjen e një makine 30 mijë euro, por nuk rezulton burimi nga u ble ky mjet. Pyetja që më lind mua, është kush e ka këtë informacion të detajuar dhe pse del tani. Ky “Nesti Angoni” që punon me këtë ritëm, SPAK ankohet në Parlamentin Europian. Kjo zonja ka qenë drejtoreshë doganash dhe e di ku jetojnë e ccfarë hanë.

Kush e di për shitjen e një makine 30 mijë euro para 10 vitesh?”, tha Hoxha

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.