Politikë
Fundo: Politikisht, Elisa Spiropali është një hiç! Filloi të flas kur Tatimet i shkuan në biznesin e bashkëshortit

Reagimet e deputetes Elisa Spiropali kundër kryeministrit Edi Rama, erdhën në momentin kur Tatimet “trokitën” në biznesin e bashkëshortit të saj Salarjon Totaj. Kështu u shpreh gazetari Elvi Fundo në një lidhje live për emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.
“Asgjë nuk ka ndodhur. Elisa Spiropali është kot fare. Ka një detaje, filloj të flasë pasi Tatimet i zbërthyen evazionin fiskal në biznesin e bashkëshortit të saj. Bashkëshorti i saj ka patur këshilltar Klodian Zoton që ka qenë bashkëpunëtorë me ujësjellësin e Fierit. Fillon herët kjo histori. Politikisht Elisa Spiropali është një hiç. Këta të “Mjaft” i mori Rama dhe i përdori si kamikaz”, tha Fundo.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




