E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kuvendi konstituohet në 6 gusht, nëse palët nuk dakordësohen për Presidentin, Kosova sërish në zgjedhje

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të zhvillohet më 6 gusht, në orën 10:00.

Vendimi vjen pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve zgjedhore, ndërsa partitë politike vijojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Reklamë

“Duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim politik h për çështjen e Presidentit, kam vendosur që, pra menjëherë pas certifikimit aso kohe, që të mos e thërras me nguti seancën konstitutive, por të shfrytëzoj afatin që lejon Kushtetuta për t’ju krijuar partive politike hapësirën e nevojshme për dialog dhe për ndërtimin e një konsensusi.Prandaj, sot ju njoftoj se seanca konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet më datë 6 gusht në orën 10:00, pra ditë e enjte”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se është përgjegjësi e të gjitha partive parlamentare për themelimin e institucioneve të reja, duke shtuar se duhet të shmangen zgjedhjet e reja.

Reklamë

Caktimi i datës për seancën konstituive vjen në kohën kur bisedimet për një marrëveshje të mundshme për krijimin e institucioneve mes partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë pezulluar.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit, atëherë organi ligjvënës shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Nëse Kosova mban sërish zgjedhje, atëherë ato do të ishin votimet e katërta parlamentare që nga shkurti i vitit të kaluar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë