Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 August 2026
Vizion fokus

Sulmi rus në një qendër tregtare në Ukrainë, 16...

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%, Carney: Do...

Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund luftës me...

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pritet...

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për krime lufte!...

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg...

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me SHBA-në për...

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet zjarri në...

Të paktën pesë të vrarë pas një sulmi rus...

Pa vaksinë, s’ka argëtim në Kosovë

9 Gusht 20:20

Nga data 20 gusht, çdo qytetar në Kosovë që nuk paraqet dëshmi të vaksinimit mund t’iu ndalohet hyrja në qendra tregtare, ahengje familjare si dhe në restorante.

Kjo masë është paralajmëruar nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit dhe nga Shoqata e Gastronomëve. Sipas tyre, për këtë masë, e cila është diskutuar edhe me ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të vendoset së shpejti.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka vendim për ndonjë masë të tillë.

Por, nëse një masë, e cila dëshmon vaksinimin për të qenë pjesë e aktiviteteve shoqërore, merret, atëherë identifikimi i atyre që janë vaksinuar dhe atyre që nuk e kanë bërë këtë, është i lehtë sepse çdo i vaksinuar merr kartelën e vaksinimit dhe ka edhe QR kodin që identifikon statusin rreth vaksinimit.

“MSH-ja ka përditësuar udhëzuesit e përkohshëm për masat e përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtja nga COVID-19 ku përfshihet edhe sektori i gastronomisë dhe sipas këtyre udhëzuesve, organet mbikëqyrëse, sikurse edhe menaxherët e këtyre veprimtarive janë te obliguar qe t’i zbatojnë masat anti-COVID-19, kuptohet nëse masa te tilla do të ndërmerren”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

Ndërkohë, kjo masë, sipas Arian Vraincës nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, do ta shpëtonte këtë sektor nga mbyllja dhe sipas tij, është e vetmja zgjidhje për të mos pasur humbje ekonomike, të cilat nuk mund të mbulohen nga shteti.

Për zbatimin e kësaj mase, atëherë kur ajo të hyjë në fuqi, do të përkujdesej vetë sektori privat, në rastin konkret ai i gastronomisë, pasi që sipas gastronomëve, institucionet publike nuk do të mund ta bënin një gjë të tillë.

“Do të përcaktohet një menaxher i cili do të lihet në pjesën e jashtme të hapësirës dhe do të bëjë kontrollin e të gjithë atyre që dëshirojnë të hyjnë në lokal. Të gjithë, para se të funten në lokal, duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit, së paku njërën dozë”, thotë Vrainca.

Ndërkohë, sektori i gastronomisë është duke zhvilluar fushatën për vaksinimin, në të kundërtën, siç shton Vrainca, lokalet e gastronomisë nuk do të mund të frekuentohen.

Po ashtu, ai shtoi se nuk ka të dhëna se sa për qind e stafit të gastronomisë tashmë janë imunizuar.

Në anën tjetër, Visar Demolli, drejtor ekzekutiv në Odën e Hotelerisë dhe Turizmit thotë për Radion Evropa e Lirë se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Policinë e Kosovës janë duke përgatitur një manual për zbatimin e kësaj mase.

Ai po ashtu konfirmon se për zbatimin e kësaj mase do të jenë përgjegjës vetë pronarët e veprimtarive ekonomike në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë.

“Më 6 gusht ishim në takim dhe kërkuam që të mos mendohet vendimi për ndonjë mbyllje të sektorit të gastronomisë dhe hotelerisë, pasi që do të ishte fatale. Dolëm me kërkesë që deri më 20 gusht, të paktën çdo klient që do të frekuenton sallat e dasmave, klubet e natës, qendrat tregtare të kenë një dozë të vaksinës”, thotë Demolli.

Pro dhe kundër vaksinës

Deri më 9 gusht, në Kosovë janë administruar 492.801 doza të vaksinës kundër koronavirusit, kurse 167.912 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.

Megjithatë, jo të gjithë përkrahin dëshminë e vaksinimit për të marrë pjesë në aktivitete shoqërore, si ahengje familjare, qendra tregtare, restorante e klube nate.

Qytetarë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë kanë mendime të ndryshme.

Medina Bilalli, studente në Universitetin e Prishtinës e cila ka marrë dozën e parë të vaksinës, thotë se askush nuk mund të detyrohet që ta marrë vaksinën.

“Është mirë të vaksinohen të gjithë qytetarët. Por, kjo në një formë po ia marrin të drejtën për të vendosur qytetari, pasi që ka të tillë që nuk dëshirojnë të vaksinohen. Unë vet jam vaksinuar dhe inkurajoj të tjerët të vaksinohen. Por, të vendosësh si përmes një ligji që nuk mund të hysh askund pa vaksinë është në kontradiktë me të drejtat e njeriut”, thotë ajo.

Krenar Lluminica, i cili po ashtu thotë se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, mendon se dëshmia për vaksinim për pjesëmarrje në aktivitete shoqërore duhet të vendoset si masë.

“Është një vendim i drejtë, pasi për atë janë bërë vaksinat. Mendoj se nuk duhet të lejohet hyrja askund për ata që nuk vaksinohen”, thotë ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen fushatës së imunizimit kundër COVID-19.

“Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima”, thuhet në një postim të IKSHPK-së në rrjetin social Facebook.

Përhapja e variantit Delta, që është variant më ngjitës se varianti origjinal i koronavirusit, ka bërë që shumë shtete të përballen me rritjen e rasteve dhe disa prej tyre kanë rikthyer edhe mbajtjen e maskave, siç është edhe rasti i SHBA-së.

Studimet kanë treguar se personat e vaksinuar, që infektohen me virus, kanë simptoma më të buta të sëmundjes dhe e kalonin më shpejt atë.

Edhe më Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka shënuar rritje./ REL

Posted Under:
Covid 19 Kosova Kronike
Tagged:
Argetim delta Kosovë

Nga e njëjta kategori

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar dhe 4 të tjerë

më shumë...

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet zjarri në malin e Milotit

më shumë...

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti kur familja nxirret me urgjencë (VIDEO)

më shumë...

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3 banesa, nis evakuimi i banorëve (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:50

Vijon operacioni për shuarjen e zjarreve në...

9:42

Zjarr i madh gjatë natës në Gjyralë...

9:01

Sulmi rus në një qendër tregtare në...

8:42

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%,...

8:31

E keni të vështirë të ngriheni nga...

8:20

Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund...

8:13

Parashikimi i moti për këtë të shtunë,...

10:48

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:27

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto...

10:11

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për...

9:56

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 26...

9:26

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë...

8:57

Operacion kundër shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtje...

8:32

E keni ditur? Ja pse nuk duhet...

8:04

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me...

7:44

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me...

7:16

Lëkura portokalli dhe limoni, për çfarë shërbejnë...

6:50

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet...

6:45

Të paktën pesë të vrarë pas një...

6:44

“Po thithin tym e flakë”! Gjura bën...

Më të klikuarat

  • VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat...
  • “Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “p...
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën k...
  • Foto ilustruese Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 32-vjeçari, shoferi i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.