Sipas informacioneve, një operacion po zhvillohet nga policia e juglindjes për goditjen e personave të përfshirë në shitjen e narkotikëve dhe armëmbajtjeve pa leje. Deri më tani, mësohet se në pranga ka rënë një person.
Gjatë kontrollit në mjet dhe në banesë, këtij të fundit i janë gjetur doza kokaine, shuma lekësh, armë të ftohta e fishekë.
Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa mësohet se po kryhen edhe kontrolle banesash për të dyshuar të tjerë.





