E enjte, 22 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet zjarri në malin e Milotit

Pas gati 24 orësh përpjekjesh intensive, zjarri që përfshiu malin e Milotit është shuar thuajse plotësisht.

Bashkia Kurbin njofton se zona vijon të mbahet nën monitorim për të shmangur riaktivizimin e vatrave.

Reklamë

Sipas bashkisë, operacioni ka qenë i vështirë për shkak të terrenit të thepisur malor dhe dendësisë së madhe të pishave dhe bimësisë. Për këtë arsye është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri, e cila është realizuar menjëherë.

Megjithë përmasat e zjarrit, vatrat janë mbajtur nën kontroll dhe, sipas autoriteteve, është shmangur rrezikimi i banesave dhe nevoja për evakuimin e banorëve.

Reklamë

Në përfundim, Bashkia Kurbin u bën thirrje organeve kompetente që të hetojnë shkaqet e zjarrit.  Nëse do të rezultojë se zjarri është shkaktuar qëllimisht, autoritetet duhet të identifikojnë dhe të vendosin përpara drejtësisë përgjegjësit për rrezikimin e jetës së banorëve dhe dëmtimin e kurorës së gjelbër të qytetit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë