E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarret/ Ministri: Ja ku janë situatat më problematike në rang vendi

Nga Mirdita, atje ku kanë shpërthyer dy vatra zjarri, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka bërë me dije se situata është vënë nën kontroll, pa shkaktuar dëme në banesa apo njerëz.

“Kishte një situatë shumë të vështirë me shpërthimin e një vatre zjarri shumë agresive. Menjëherë kanë ardhur forcat bashkia, nga zjarrfikset vendore. Kanë ardhur edhe dy helikopterë për të asistuar në terren të thyer. Situata është nën kontroll dhe është evituar djegia e banesave. Nuk rrezikojmë të kemi banesa apo jetë të humbura. Kërkon angazhim të madh. përditë ka vatra zjarri, por është puna e policisë të identifikojë autorët. Por misionijonë është të mbrojmë jetën njerëzore”, tha ministri Nufi.

Reklamë

Ministri evidentoi edhe situatat më problematike në rang vendi.

“Situata më problematike në rang vendi është në Dukat të Vlorës. Era na ka penalizuar. Terreni është i vështirë. Situatë e vështirë është edhe në malin e Dajtit. Në Dukat janë dy avionë për shuarjen e flakëve”, tha Nufi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë