Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr çantën Hermès...

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i Izraelit refuzon...

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plagos...

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset brenda të...

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në...

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të vrarë dhe...

“Rama i jep 8.5 milionë euro Beqirit”, Berisha: Kompania...

Dosja “Epstein” rikthehet në qendër të vëmendjes, kryeministri i...

Flakët “përpijnë” pyjet në Shqipëri, avioni i parë zjarrfikës...

Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen mbi 1,600 persona

Ndahet nga jeta Ismet Bellova, zëri legjendar i komentimit të ndeshjeve të futbollit në Shqipëri

21 Dhjetor 10:24

Me hidhërim të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, një prej figurave më të mëdha të sportit dhe gazetarisë sportive shqiptare, mësues, gazetar dhe komentator që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e mikrofonit dhe edukimit fizik në vend.

Me largimin e Ismet Bellovës, gazetaria sportive shqiptare humbi jo vetëm një profesionist të jashtëzakonshëm, por një pasuri kombëtare, një vlerë të rrallë radiofonike dhe një shkollë të vërtetë të gazetarisë sportive, nga e cila u formuan e u frymëzuan breza të tërë.

Ismet Bellova lindi në Tiranë më 1 qershor 1934. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, duke u përkushtuar më pas me pasion dhe dinjitet profesionit të mësuesit të edukimit fizik, si edhe gazetarisë sportive. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Rrugëtimi i tij në sport nisi herët, që në vitin 1948, kur u shpall edhe kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i Ismet Bellovës u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo – Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë në Radio Tirana.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, ai u nderua me tituj e dekorata të shumta, ndër të cilat: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe të Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.

Gjatë jetës së sit Bellova u nderua me një sërë çmimesh, në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive, ai u vlerësua me Çmimin e Karrierës në TVSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe Mikrofonin e Artë në TVSH.

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës është një humbje e madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te brezat që edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën dhe te historia e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi. U prehtë në paqe.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sport Vendi
Tagged:
Ismet Bellova ndahet nga jeta

Nga e njëjta kategori

Me kallashnikov dhe motor pa targa, ja çfarë morën hajdutët nga argjendaria

më shumë...

Grabitje me armë në një argjendari në Paskuqan

më shumë...

Studimi: Stresi në punë po u shkatërron gjumin 7 në 10 punonjësve

më shumë...

Fluks në Kapshticë e Qafë Thanë, emigrantët dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut vijnë për pushime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:34

Me kallashnikov dhe motor pa targa, ja...

3:04

Grabitje me armë në një argjendari në...

2:58

Studimi: Stresi në punë po u shkatërron...

2:47

Fluks në Kapshticë e Qafë Thanë, emigrantët...

2:40

Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr...

2:35

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i...

2:27

Riorganizohen “Gjuhët e Huaja”, programet e reja...

2:24

Rëndohet qarkullimi në Shkodër, shkak kthimi i...

2:22

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”,...

2:07

Rritet numri i turistëve në Shkodër, 20...

2:02

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset...

1:53

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e...

1:49

Cilat ngjyra do ju mbajnë më freskët...

1:22

Ishte shpallur në kërkim për kultivim të...

1:19

Vjen në Shqipëri avioni i parë zjarrfikës,...

1:10

Kremi kundër diellit, cilët janë përbërësit e...

12:52

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të...

12:51

Monitorimi i check up dhe dializës, Sala:...

12:33

“Rama i jep 8.5 milionë euro Beqirit”,...

12:23

Zjarr në pyllin me pisha në Selenicë...

Më të klikuarat

  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres itali...
  • “Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi gabimisht biletën...
  • Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në lodrën e dru...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.