Dy persona, ende të paidentifikuar, kanë grabitur një argjendari në zonën e Paskuqanit, përmes kërcënimit të armës.
Me një kallashnikov me vete, ata kanë marrë një sasi bizhuterish dhe janë larguar në drejtim të zonës së Institutit Bujqësor, me një motor pa targa.
“Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.





