SHBA-të, Irani dhe Omani po mbyllin një marrëveshje të përkohshme për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, me SHBA-të. Sipas dy burimeve rajonale dhe një zyrtari amerikan njoftimi pritet të bëhet këtë të mërkurë
Marrëveshja, e cila ka qenë në negociata për disa javë, synon rifillimin e armëpushimit midis SHBA-së dhe Iranit dhe rifillimin e negociatave per armet bërthamore.
Presidenti Trump vendosi të shtunën të mos i zbatojë kërcënimet për të nisur një fushatë masive bombardimi, në mënyrë që t’i japë më shumë kohë diplomacisë. Megjithatë, nëse një marrëveshje nuk arrihet së shpejti, kreu I Shtëpisë së Bardhë mund të japë dritën jeshile për sulme të mëdha.
Marrëveshja që do të arrihet do të përmbushë disa nga kërkesat e Iranit për kontroll më të madh në Ngushticën e Hormuzit , që nuk e kishte para luftës .Sipas dy burimeve rajonale, marrëveshja që po diskutohet përcakton një periudhë të përkohshme 60-ditore midis Omanit dhe Iranit në ngushticën e Hormuzit, e cila mund të zgjatet.I gjithë trafiku i anijeve do të kalonte në një korsi veriore, përmes ujërave iraniane
Ndërsa i gjithë trafiku dalës përmes ngushticës dhe në Detin Arabik do të kalonte në një korsi jugore përmes ujërave të Omanit, në koordinim me Iranin.Nuk do të ketë taksa ose tarifa gjatë periudhës 60-ditore.Palët do të punonin për pastrimin e minave detare nga korsia e mesme e ngushticës brenda 30 ditëve.Përveç bisedimeve midis Omanit dhe Iranit, zyrtarë të Katarit, Pakistanit dhe Arabisë Saudite ishin gjithashtu të përfshirë në përpjekjet e ndërmjetësimit.
Mediat bëjnë me dije se Shtëpia e Bardhë ishte e përfshirë në mënyrë aktive në negociata. Ditët e fundit, pati disa telefonata midis të dërguarit të Trump, Steve Ëitkoff, ministrit të jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhe ministrit të jashtëm të Omanit, Badr al-Busaidi.





