Fakulteti i Gjuhëve të Huaja sjell këtë vit për maturantët, programe studimi të përshtatura me tregun e punës. Dekania e fakultetit Esmeralda Kromidha, pohon se programet janë riorganizuar, ndërsa një pjesë e tyre ofrojnë diploma të dyfishta.
“Është një ofertë ndërkombëtare shumë nga programet janë me diploma të dyyfishta. Janë të riorganizuara në bashkëpunim me universitet të ndryshme. Studentët mund të kryejnë edhe nëj vit me universitetet e huaja. Ka gjuhë si anglishtja që është gjuhë e preferuar por nuk studion vetëm në gjuhë, prs ai që studion në anglisht ka mundësin të ndjekë edhe dy gjuhë të tjera”, tha Esmeralda Kromidha, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Sipas Kromidhës, të diplomuarit kanë mundësi të shumta punësimi, si në tregun vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
“Si në sferën ndërkombëtare, ku studentët që mbarojnë këtë fakultet dploma njihet. Edhe brenda në shqipëri kemi kërkesa nga biznese në turizëm, në agjensi turistike, pritje apo shërbim hotelerie, guida turistike. Biznese në fushën përkthim- interpretim, informacion dhe komunikim. Kërkojnë në shërbime të tjera, për organizata të ndryshme ndërkombëtare. Profesioni i mëuesit, përkthyesit janë dy shtyllat kryesore, përgatitje tradicionale e bërë nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja”, shtoi Kromidha.
Prej një viti në këtë fakultet është hapur program bachelor në “gjuhë frënge dhe gjuhë shenjash shqipe”, për të cilin tregu I punës ka mungesë të theksuar në interpretë profesionistë.Gjithashtu, një prej risive të këtij viti është hapja e një programi profesional dyvjeçar në “Komunikim Shumëgjuhësh në Ndërmarrje dhe Institucione”, e cila u drejtohet maturantëve që nuk plotësojnë mesataren për programet bachelor.





