Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është...

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën 6 të...

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë rajonin e...

U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb...

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë evakuohen nga...

Tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë...

Vjen në Shqipëri avioni i parë zjarrfikës, Forcës Ajrore pritet t’i bashkohen edhe dy të tjerë

5 Gusht 13:19

Avioni zjarrfikës “Air Tractor AT-833”, i cili prej së martës është angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në Mallakastër, është rikthyer edhe sot për të vijuar ndërhyrjen në zonat e prekura nga flakët.

Burime bëjnë me dije se avioni i përket kompanisë me të cilën qeveria shqiptare ka nënshkruar kontratën për blerjen e tre avionëve të këtij modeli, të cilët pritet t’i bashkohen Forcës Ajrore shqiptare në fund të këtij viti.

Sipas të njëjtave burime, avioni i parë do të pasohet nga një i dytë në ditët në vijim. Fillimisht, mjetet ajrore do të shërbejnë për trajnimin e pilotëve shqiptarë në përdorimin e tyre, por për shkak të situatës me zjarret, stërvitja po zhvillohet në kushte reale, gjatë operacioneve të fikjes së flakëve.

Aktualisht, avioni operohet nga pilotët e kompanisë, ndërsa në fazat e ardhshme në misione do të përfshihen edhe pilotët shqiptarë, të cilët do të fitojnë përvojë praktike në ndërhyrjet ajrore kundër zjarreve.

Në mbështetje të operacioneve është përdorur gjerësisht edhe droni Bayraktar, i cili ka ndihmuar në identifikimin e hershëm të vatrave të zjarrit dhe monitorimin e situatës në terren. Gjithashtu, në operacionet e fikjes janë angazhuar edhe katër helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po vijojnë ndërhyrjet në zonat më problematike.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
avion zjarrfikes avon Shqipëri

Nga e njëjta kategori

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë

më shumë...

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham rikthehen në hotelin ku “fshihnin” romancën e tyre (VIDEO)

më shumë...

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe Malin e Dajtit, ministri Nufi: Forcat e Armatosura në terren, mirënjohje për çdo efektiv

më shumë...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti dhe siguria e qytetarëve e pushuesve, shqetësimi ynë i parë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

3:11

“Red Bull Spike” kurorëzon fituesit, vendi i...

3:04

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë...

2:34

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori...

2:19

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen...

2:11

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit,...

Foto ilustruese
1:50

Kapet në Rinas i kërkuari nga Spanja,...

1:46

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën...

1:06

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë...

12:57

U rrah brutalisht dhe u la para...

12:34

FOTO/ Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pamjet...

12:09

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet...

11:52

Shkrumbohet nga zjarri resorti në aksin Sarandë-Syri...

Më të klikuarat

  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.