Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore,...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard...

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin vaditës, humbin...

Shpërthen vullkani Fuego në Guatemalë, evakuohen mbi 1,600 persona

5 Gusht 11:25

Vullkani Fuego në Guatemalë ka hyrë në një fazë intensive shpërthimi, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qindra banorë nga zonat përreth. Aktiviteti vullkanik ka nisur të hënën dhe vazhdon me nxjerrje llave dhe re të mëdha hiri.

Sipas autoriteteve, të paktën 1,699 persona janë larguar nga banesat e tyre për shkak të rrezikut nga rrjedhat piroklastike që zbresin përgjatë kanaleve dhe shpatet e vullkanit. Fuego ndodhet rreth 50 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Guatemala City.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Sizmologjisë, Vullkanologjisë, Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, Edwin Rojas, deklaroi se vullkani ndodhet në një “fazë kritike shpërthyese”. Hiri vullkanik është përhapur deri në 120 kilometra larg, duke arritur lartësi mbi 5 mijë metra mbi nivelin e detit.

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive (Conred) bëri të ditur se më shumë se 29 mijë persona janë prekur nga reshjet e hirit. Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për aviacionin, pasi hiri ka ndikuar në hapësirën ajrore në drejtim të perëndimit dhe jugperëndimit të vullkanit.

Tre rajone kanë shpallur nivelin më të lartë të alarmit dhe po bëjnë thirrje për më shumë evakuime. Disa banorë kanë hezituar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të frikës nga grabitjet, ndërsa forcat e sigurisë janë angazhuar për patrullime në zonat e prekura.

Deri tani nuk janë raportuar dëme në banesa apo rrjedhje llave drejt zonave të banuara, por 18 komunitete janë prekur nga tymi dhe hiri. Mësimi është pezulluar në disa zona, ndërsa aktivitetet turistike pranë vullkaneve Fuego dhe Acatenango janë ndaluar përkohësisht. Autoritetet do të vijojnë monitorimin e aktivitetit vullkanik gjatë 72 orëve të ardhshme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Evakuime vullkani Fuego

Nga e njëjta kategori

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me 5 gola Shamrockun

më shumë...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore, plagosen 11 persona (VIDEO)

më shumë...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

më shumë...

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard qytetarët nis marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:08

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë,...

10:46

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

10:27

Treni del nga shinat pranë Lewes në...

10:17

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët...

10:10

Pse disa njerëz e përballojnë më mirë...

9:33

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve...

9:31

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e...

9:30

Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

7:23

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën...

7:20

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

7:03

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe...

6:47

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.