“Fati të troket një herë në jetë”, por jo, kjo parrullë nuk është e vërtetë për një grua në Itali, pasi asaj i ka trokitur fati dy herë.
Gruaja kishte fituar 1 milionë euro në llotarinë e përjavshme në Itali, por e kishte hedhur në plehra pasi kur kishte shkuar në pikën e shitjeve për të parë biletën përgjigja e punonjësit kishe qenë se “kjo biletë është e papagueshme”.
Gruaja duke kujtuar se nuk kish fituar, e kishte hedhur biletën në plehra, por sapo ka mbërritur në banesë, një nga anëtarë e familjes e ka vënë në dijeni se numrat e saj të fatit këtë hrë ishin fitues.
Menjëherë e gjithë familja u nis pranë dyqanit ku ndohej koshi i plehrave ku gruaja kishte hehdur biletën,. Poro për fatin e tyre të keq, bileta kish përfunduar në makinën e plehrave.
Menjëherë ta u nisën arritën ta gjenin kamionin e mbeturinave në kohë, ta ndalonin dhe të shpjegonin se çfarë kishte ndodhur.
Bileta ishte “mrekullisht ende e paprekur” kur pastruesit kontrolluan malet me mbeturina në automjetin e tyre, tha Roberto Nicola Toscano, drejtori i kompanisë SANB në rajonin e Puglias në Italinë jugore.
Për shkak të rrezikut që paraqiste mali i mbeturinave potencialisht kritike, zyrtarët i çuan ato në ambientet e një kompanie të pajisur posaçërisht për të kryer hetime, tha drejtori i SANB-së, e cila është me seli në Bitonto, pranë Barit.
Ata kaluan një ditë duke kërkuar nëpër mbeturina dhe gjetën shumë bileta. Midis tyre ishte edhe ajo me fat, në gjendje të përsosur.
Kur Toscano i njoftoi gruas se e kishin gjetur, ajo shpërtheu në lot nga emocionet. “Do ta kisha përqafuar, por po flisnim në telefon”, shtoi menaxheri.





