E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Monitorimi i check up dhe dializës, Sala: Do administrohen nga operatori i shërbimeve të integruara të sterilizimit

Pas përfundimit të afatit të kontratave koncesionare, qeveria vendosi që shërbimet e dializës dhe check up-it, të kalojnë nën administrimin shtetëror përmes Operatorit të Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit.

Sipas ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, zgjerimi i rolit të Operatorit të të Sterilizimit  përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të kapaciteteve të qëndrueshme publike për administrimin e shërbimeve shëndetësore mbështetëse.

Reklamë

“Me dy vendimet e miratuara, shërbimit që ofroni ju të sterilizimit i shtohen edhe dy shërbime të tjera: check-up-i dhe dializa. Këto janë shërbime të rëndësishme si për shëndetin parësor, ashtu edhe për dializën, e cila është pjesë e shërbimit spitalor”, tha Evis Sala, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Gjatë inspektimit në ambjentet e Operatorit të Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit, ministrja tha se investimet në infrastrukturë dhe teknologji, janë element kyç për sigurinë e pacientëve.

Reklamë

“E rëndësishme është siguria e pacientit, e punës, por edhe siguria e personelit mjekësor që punon në këto ambiente. Po aq e rëndësishme është edhe gjurmueshmëria, e cila e mbyll këtë zinxhir në mënyrë të saktë dhe transparente”, shtoi Sala.

Modeli i ri i administrimit, sipas ministres, synon të garantojë vazhdimësinë e pandërprerë të shërbimit të sterilizimit në të gjitha spitalet publike si edhe të forcojë monitorimin dhe kontrollin e cilësisë te çdo instrumenti të sterilizuar.

Më shumë video

Reklamë