“Keni një gjobë për të paguar”. Ky është një mesazh që po u vjen qytetarëve me mesazh, bashkangjitur me një link.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos e klikojnë linkun e as të mos japin të dhëna personale, pasi janë mashtrime me qëllim përfitimi.
Njoftimi i plotë:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
✉️ Mesazhi përmban një link mashtrues dhe kërkon kryerjen e pagesave online. Ky nuk është një komunikim zyrtar nga institucionet shtetërore dhe çdo qytetar që e merr këtë SMS duhet ta injorojë dhe të mos klikojë në link, apo të japë të dhëna personale.
👉 AKSK ka ndërmarrë menjëherë masat për raportimin e bllokimit të faqes, për të parandaluar çdo dëm të mundshëm.
🔒 Ju bëjmë thirrje qytetarëve:
* Mos hapni linqe të dyshimta që vijnë nga SMS ose email-e jozyrtare.
* Mos kryeni kurrë pagesa përmes faqeve që nuk janë domaine zyrtare.
* Njoftoni menjëherë AKSK ose institucionet përkatëse nëse hasni mesazhe të tilla./vizionplus.tv





