Arrestohet në flagrancë një shtetas francez për “prodhim dhe shitje narkotikësh “. Nicolas Kiffer, 24 vjeç, banues në Francë. Ky person u arrestua pasi: Në P.P.K.Kakavijë në dalje të Republikës së Shqipërisë, nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Renault” me targë OGQB 274 ku drejtues mjeti ishte ky shtetas, në pjesën e poshtme tek serdilja e shoferit, në pjesën ku automjeti ka të vendosur baterinë u konstatua një qese plastike, ngjyrë e zezë, në formë cilindrike brenda së cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës rezultoi 32.6 gramë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh “, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *