Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në Lezhë.
Mjeti ishte i parkuar brenda oborrit të Dioqezës së Lezhës dhe, sipas informacioneve paraprake, kishte rreth një javë që qëndronte aty.
Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur persona brenda automjetit.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt godinës së Ipeshkvisë së Lezhës.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





