Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për...

Protesta kundër hartës territoriale, banorët e Bashkive të vogla:...

Barrierë lundruese në Ceuta, shkon në 67 numri i...

Reforma Territoriale/ Berisha kundërshton propozimin e PS: Rama po...

Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët, më...

FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni bën efekt,...

Skadon sot afati për kompensimin e naftës, Shoqatat kërkesë...

Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari dyshohet si...

Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht në...

VIDEO/ Tërmeti i fortë në Napoli, pamje dramatike nga...

Elkjana Gjipali, sjell eksperiencën nga Harvard për Industrinë e Kinematografisë

15 Mars 18:24

Elkjana Gjipali është producente dhe regjisore e angazhuar me një eksperiencë prej 10 vjetësh,pas përmbylljes së programit të lidershipit “Lead Albania” nga ku dhe është trajnuar nga institucione prestigjoze si “Harvard Kennedy School”, ka dorëzuar platformën e saj për të drejtuar Qendrën Kombëtare të Kinematografisë

 

Sipas jush si po funksionon Qëndra Kombëtare e Kinematografisë?

Qendra Kombëtare e Kinematografisë është një nga institucionet që funksionon më mirë në vend dhe kjo fal tre faktoreve.E para, ligji i kinematografisë i krijuar në vitin 1996 i cili e veçon këtë institucion si një institucioni pavarur. E dyta fal një stafi profesionist dhe të motivuar ndaj filmit i cili punon prej vitesh në këtë institucion dhe asiston kineastët në punën e tyre. E treta fal komunitetit të kineasteve me të cilin ky institucion operon.

 

Cilat janë disa aspekte që mendoni se kryetari aktual ka dështuar?

Nuk do të thoja që ka dështuar.Z. Butka e ka ngritur QKK në stad më të mirë nga sa e ka gjetur. Institucioni momentalisht ka bërë hapa drejt politikave me jasht. Ajo që unë do të thoja është se çfarë mund të bënte më mirë dhe cilat janë disa problematika të cilat si regjisore dhe producente i kam kaluar vetë në kurriz. Ka ardhur momenti që kryetari i Qendrës së Filmit mos të jetë më një nënpunës dashamirës, por të jetë një lider promotor dhe me vizion konkret për ngritjen e industrisë së filmit në vend.Unë mendoj se tashmë është momenti i duhur për Shqipërinë që të marrim një hap të madh jo vetëm për ngritjen e kinematografisë si art por dhe si industri.

 

Cilat janë disa nga pikat në platformën tuaj për ngritjen e kësaj industrie?

 

Kjo industri do ndjeki një sërë hapash të cilat do duan mbështetjen e shtetit, biznesit privat dhe komunitetit të filmbërësve. Do të jenë vite të mbushura me detyra me punë dhe arritje. Unë kam vënë një qëllim vetes, kinemaja shqiptare do të bëhet faktor në rajon dhe industria e kinemasë do të kontribuoje në zhvillimin e vendit.

 

Si fillim do të ndërtohet një departamenti i rivirtual “Filming in Albania”kudo të publikohen dhe marketohen jo vetëm bukuritë e vendit dhe lokacionet e veçanta por dhe teknologjinë në paisje e profesionistët që punojnë në vend.

 

Pas një viti kërkimesh dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit dhe ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të ekonomisë, unë prompozoj një skemë incentivuese për ato produksione të huaja që zgjedhin të xhirojnë filmat në Shqipëri.

 

Kjo skemë do të sjelli ndikime të drejtpërdrejta në rritjen e punësimit,rritjen e kapaciteteve të profesionistëve vendas si dhe do të ndikoj mbi balancën import/eksport pasi produksionet e huaja klasifikohen si eksporte.

 

Ndër ndikimet indireke përmendim në industrinë e Hoteleri – Turizmit dhe falë përmirësimit të imazhit/brandit të vendit.

 

*Të dhëna të Ëorld Travel and Torism Counsil tregojne se 1/10 e turizmit në botë

ndikohet falë industrisë së filmit.

 

Një pikë tjetër e rëndësishme është bashkëpunimi me kinematë për ngritjen e një rrjeti distribucioni me vende si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ky rrjet është i rëndësishëm për qarkullimin jo vetëm të filmave prodhuar vitet e fundit por dhe për filmat e prodhuar para vitit 90.

 

Për këtë kategori filmash do të ndiqet dhe një politikë e fortë kundra piraterisë, i cili është një fenomen ende i pa adresuar dhe që ka shkaktuar dëm ekonomik si për shtetin dhe për kineastët.

 

Çfarë do të doni të përmendni pika të tjera të rëndësishme të platformës?

 

Komponenti i edukimit, mendoj se nuk është punuar shumë në këtëdrejtim. Do të ngrejmë ura bashkëpunimi me akademitë dhe shkollat ndër më të mirat në botë, ku çdo vit do të çojmë të rinj për tu specializuar më tej në profilet e filmbërjes.Që në vitin e parë të punës time 5 të rinj do të gëzojnë të drejtën për tu shkolluar jashtë vendit. Rëndësi do u jepet dhe profesionistëve të cilët duan të kualifikohen më tej me anë të ëorkshopeve dhe intershipeve profesionale. Të gjitha këto me thirrjet publike të gjithë do të mund të aplikojnë.

Nuk dua të lë pa përmendur dhe edukimine fëmijëve dhe adoleshentëve,mendoj se duhet të krijohen programet edukuese jo vetëm në institucione si tek Arkivi i Filmit por të krijojmë mundësi që shkollat të kenë akses në videoteka online për të krijuar klubin e tyre tëfilmit, kështu rrisim një brez të kultivuar me shijen e kinemasë dhe të kulturuar.

 

Pse kjo dëshirë për tu bërë kryetare e Qendrës Kombëtare të Kinemasë?

 

Kjo nuk është një dëshirë por një misioni i mi, ku me anë të industrisë së filmit të kontribuojnë zhvillimin evendintim, aty ku unë dhe shumë shqiptarë të tjerë kemi vendosur të ndërtojmë jëtën dhe ëndrrat tona. Me strategjinë time kinemaja jonë do të kthehet në një ambasadore të mirë për kulturën, turizmin dhe resurset njerëzore Shqiptare./Living

 

Posted Under:
Showbiz
Tagged:
Eksperiencë

Nga e njëjta kategori

Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet

më shumë...

Dasma e Ronaldos dhe Georgina më pranë se kurrë? Zbulohen detaje, nga Jennifer Lopez te Mbappé, ja kush priten të jenë të ftuarit

më shumë...

Aktori Ben Affleck fiton 1 milion dollarë në emisionin “Kush do të bëhet milioner”, paratë do t’i dhurojë për bamirësi

më shumë...

“Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombëtare i propozon partnerit të tij për martesë (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:12

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:42

Zjarr në dy banesa në Berat, flakët...

3:07

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë,...

3:03

Lokalet në Korçë protestë për muzikën, kundërshtohet...

3:01

Protesta kundër hartës territoriale, banorët e Bashkive...

2:41

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë...

2:36

Goditen shpërndarësit e drogës! Policia arreston të...

2:27

Barrierë lundruese në Ceuta, shkon në 67...

2:04

Humbën orientimin në Gadishullin e Karaburunit, shpëtohen...

1:52

Reforma Territoriale/ Berisha kundërshton propozimin e PS:...

1:17

“Gen Z nuk kërkon vetëm rrogë”, Studimi...

12:37

Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6...

12:25

Kontrolle në Tiranë, policia sekuestron armë të...

12:06

Kthim në vendin e vuajtjes së dënimit,...

11:59

FIFA tërhiqet nga “privatizimi” i Botërorit! Presioni...

11:42

Belshi kundër shkrirjes me Elbasanin, banorët në...

11:28

Reforma Territoriale/ Selenica kundër bashkimit me Vlorën,...

11:09

Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë...

11:02

Skadon sot afati për kompensimin e naftës,...

10:45

U kapën me 5 kg kanabis në...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa do të shënojë t...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • Rritje e madhe e çmimit të naftës, shkon në 214 lekë për lit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.