Banorët e Bashkisë së Belshit i janë bashkuar protestave kundër projektit të reformës së re Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e kësaj Bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Elbasanit.
Qytetarë, përfaqësues të komunitetit dhe intelektualë u mblodhën në qendër të Belshit, ku shprehën kundërshtimin e tyre ndaj këtij projekti, duke kërkuar që Bashkia e Belshit të ruajë statusin e saj si njësi e pavarur e pushtetit vendor.
Sipas protestuesve, shkrirja e bashkisë do të vështirësojë aksesin e banorëve në shërbimet publike, veçanërisht për ata që jetojnë në zonat rurale. Ata shprehen se administrimi nga Elbasani do të krijojë më shumë distancë mes qytetarëve dhe institucioneve vendore, ndërsa rrezikon të ngadalësojë investimet dhe zhvillimin ekonomik e social dhe turistik të Belshit.
Në përfundim të tubimit, pjesëmarrësit i bënë thirrje qeverisë që të rishqyrtojë projektin e reformës territoriale dhe të mos miratojë shkrirjen e Bashkisë së Belshit, duke theksuar se kjo njësi vendore ka nevojë për më shumë mbështetje dhe investime, jo për humbjen e identitetit administrativ.
/vizionplus.tv





