Një grup i përbërë nga disa të rinjtë është goditur nga policia e Shkodrës pasi dyshimeve se janë të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Geraldo Bajramaj, Dorian Reçaj dhe Klevis Peraj janë prangosur nga blutë pasi prej disa muajsh kishin nisur hetimet pas informacioneve se merreshin me shperndarjen e drograve.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi kanabis dhe 5 celularë. Më herët në kuadër të këtyre hetimeve janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë.
Po ashtu, blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar Alvaro Pjetrin, 18-vjeç pasi qarkullonte i armatosur me pistoletë në brez. Ndërkohë në banesë iu gjet kanabis i ndare në doza gati për shitje.
/vizionplus.tv





