Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

Raporti: Mbi 900 ekzekutime në Iran që nga fillimi...

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump: SHBA ka...

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në kohë lufte,...

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë në bastisjen...

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur...

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë...

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e Ngushticës Bab...

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali,...

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri...

Itali/ U kap me pako kokaine në trup e...

Ilir Beqaj reagon pas lirimit: Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim

1 Gusht 10:15

“Fundi i një paraburgimi të pajustifikuar”! Kështu e nis reagimin Ilir Beqaj vetëm një ditë pasi Gjykata e Posaçme e vendosi në arrest shtëpiak për shkak se koha e paraburgimit ishte shuar.

Në një deklaratë të shpërndarë nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj  e quan të padrejtë qëndrimin e tij për 25 muaj në paraburgim.

Ai shprehet se nuk është dënuar nga asnjë gjykatë dhe se ndaj tij vijojnë hetimet e SPAK-ut. Sipas Beqajt, gjykata konstatoi se afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e mëparshëm për mbajtjen e tij në qeli.

Reagimi i avokatit të Ilir Beqaj:

Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:

Fundi i një paraburgimi të pajustifikuar!

Dje pati shumë lajme se gjykata më kishte liruar nga burgu.

Në të vërtetë, deri më sot, nuk kam qenë asnjë ditë i burgosur. I burgosur është një person i dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë.

Unë kam qenë për 25 muaj në paraburgim, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut. Prej 16 muajsh jam edhe i pandehur nga SPAK-u, por, deri më sot, nuk kam marrë asnjë dënim, qoftë edhe në shkallën e parë.

Gjykata vendosi dje se qëndrimi im në paraburgim nuk mbështetej më në dispozitat e procedurës penale. Afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, çka e bënte të pavlefshëm vendimin për paraburgim të datës 03.07.2024. Ky fakt u pranua edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës.

Vendimi i djeshëm u parapri nga një vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i dhënë pak ditë më parë. Në atë vendim u arsyetua se argumentet dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës ishin të pamjaftueshme për të vijuar gjykimin.

Në fakt, kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit. Akuzohem si funksionar i lartë, në kundërshtim me Kushtetutën, me Kodin e Procedurës Penale, me tri vendime gjyqësore të dhëna drejtpërdrejt për rastin tim, si dhe me jurisprudencën e GJKKO-së.

Kam shërbyer për tre vjet e gjysmë si ministër i Shëndetësisë dhe për dy vjet si drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut.

Aktualisht kam njëkohësisht tri procedime penale në SPAK, me hetime që, të marra së bashku, zgjasin prej 16 vjetësh: 6,5 + 6,5 + 3. Megjithatë, ende nuk kam asnjë dënim, as në shkallën e parë. Gjatë gjithë këtyre hetimeve nuk është gjetur as edhe një qindarkë apo një cent që të tregojë se pasuria ime është shtuar në mënyrë të paligjshme, si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të lidhura me detyrat e mia shtetërore.

Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime. Jam gjithashtu i kënaqur që, duke filluar nga shtatori, do të marr pjesë në proceset penale jo më nga kafazi i sigurisë dhe do të kem akses në versionin elektronik të fashikujve hetimorë. Këto të drejta, të garantuara nga Konventa Evropiane, Kushtetuta dhe legjislacioni procedural penal, më janë mohuar në mënyrë të paligjshme nga gjykatat, organi i akuzës dhe administrata e burgjeve.

Ftoj këdo që ka mundësi ta vazhdojë betejën për këto kauza, sepse ato i shërbejnë procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së armëve.

Mora vesh se dje më kishte dërguar selam edhe doktor Berisha.

Nuk do t’i përgjigjem këtu, sepse në vjeshtë do t’i jap mundësinë të thotë edhe më shumë, kur të vijë si dëshmitar në procesin për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale.

Pushime të mbara!

Rishihemi në shtator.

Beqaj akuzohet për korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim e fshehje pasurie për periudhën kur ishte drejtues i agjencisë që kishte në menaxhim fondet e huaja, por mohon kategorikisht përfshirjen në të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Ndaj Ilir Beqajt rëndon edhe akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën për koncesionin 100 milionë euro të Sterilizimit të pajisjev kirurgjikale kur ka shërbyer si ministër i shëndetësisë. Kjo dosje aktualisht është duke u gjykuar në gjykatën e posaçme.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Ilir Beqaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Autori i dyshuar, Sokrat Vata

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Po ndjekim rastin, s’kemi ende informacion zyrtar

më shumë...

U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez

më shumë...

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia: 5 persona të lënduar

më shumë...

Berisha dënon vrasjen në Ksamil: Industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:44

Raporti: Mbi 900 ekzekutime në Iran që...

10:41

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

10:23

Studimi zbulon ushqimet që ndikojnë në humor,...

Autori i dyshuar, Sokrat Vata
10:22

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, reagon qeveria...

9:54

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump:...

9:50

Sa kafe është mirë për shëndetin?

9:33

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në...

9:22

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

8:47

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë...

8:34

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës,...

8:25

Akuzohet për përdhunimin e një italianeje, arrestohet...

7:51

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi...

7:23

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e...

7:07

U vra me thikë në Ksamil, ky...

6:55

Dielli nuk është armiku? Ja sa minuta...

6:34

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë...

6:08

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend...

5:53

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të...

5:41

Varreza masive në Zubin Potok, gjenden mbetje...

5:32

Itali/ U kap me pako kokaine në...

Më të klikuarat

  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • “Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshim...
  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.