E martë, 22 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protesta kundër hartës territoriale, banorët e Bashkive të vogla: Mos na lini pa shërbime

Bashkia e Selenicës ka kundërshtuar Reformën e re Territoriale që parashikon shkrirjen e saj dhe bashkimin me Bashkinë e Vlorës.

Banorë, përfaqësues të komunitetit, intelektualë dhe drejtues vendorë thonë se bashkimi me Vlorën do t’a vështirësojë marrjen e shërbimeve publike për banorët e fshatrave dhe do të ndikojë negativisht në zhvillimin e zonës.

Sipas tyre, humbja e statusit të bashkisë do ta lërë Selenicën në harresë, duke sjellë më pak investime dhe më pak vëmendje ndaj nevojave të komunitetit.

Edhe banorët e Bashkisë së Belshit i janë bashkuar protestave kundër projektit të Reformës së re Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie.

Reklamë

Qindra qytetarë u mblodhën në qendër të Klosit. Protesta u zhvillua me pjesëmarrjen e banorëve, administratës së bashkisë Klos dhe ish-drejtuesve vendorë, të cilët kërkuan ruajtjen e statusit të bashkisë më vete.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë