Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të drejtën për...

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit fshihen nën...

Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes për Ngushticën...

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë në siklet”...

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk braktisin pacientin...

Ukraina godet sërish depot e Wildberries në Rusi: Po...

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e...

I mituri 14 vjeç hap zjarr në shkollë, vret...

Zjarr në një banesë dy katëshe në Fier

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Kubës

Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët, më pas vr*t veten! Zbulohet pista tronditëse

1 Gusht 12:37

Një komunitet në Michigan të SHBA-së është tronditur nga një tragjedi e rëndë familjare, ku një 47-vjeçar dyshohet se vrau bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tyre, përpara se të vetëvritej.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë pranë liqenit në zonën Riverside Trail, Grand Haven Township. Sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut Ottawa, autori i dyshuar është Kristopher “Kris” Karolkiewicz, i cili qëlloi për vdekje gruan e tij Amanda “Mandy” Karolkiewicz, 39 vjeç, dhe gjashtë fëmijët e tyre.

Autoritetet bënë me dije se trupat e tetë anëtarëve të familjes u gjetën brenda banesës, së bashku me kafshët shtëpiake. Hetimet mjeko-ligjore konfirmuan se të gjithë kishin humbur jetën nga plagët e shkaktuara me armë zjarri.

Sipas hetuesve, Kristopher Karolkiewicz dyshohet se ka ndezur qëllimisht disa zjarre brenda shtëpisë, në një përpjekje për të shkatërruar provat, përpara se të kthente armën ndaj vetes.

Ngjarja u zbulua pasi fqinjët raportuan erë tymi. Ekipet zjarrfikëse mbërritën fillimisht në banesë në orët e mëngjesit, por pasi nuk konstatuan flakë të dukshme u larguan përkohësisht. Më vonë, pas telefonatave të tjera për tym të dendur, zjarrfikësit u rikthyen dhe hynë me forcë në banesë, ku zbuluan tragjedinë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin e ngjarjes. Një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me humbjen e fundit të punës së Kristopherit, i cili deri në korrik 2026 kishte mbajtur postin e zëvendëspresidentit kombëtar të shitjeve dhe marketingut në Shoqatën Amerikane të Zemrës.

Ndërkohë, detaje të reja kanë dalë nga postimet e bashkëshortes së tij në Reddit, ku ajo kishte rrëfyer më herët për probleme në martesë, tradhti dhe vështirësi emocionale në marrëdhënien e çiftit.

Amanda, mësuese zëvendësuese dhe aktiviste për fëmijët me nevoja të veçanta, kishte shkruar se kishte qëndruar në martesë kryesisht për shkak të gjashtë fëmijëve të tyre.

Familjarët e Amandës kanë kërkuar që autoritetet të zbulojnë arsyen e plotë të kësaj tragjedie. Kushërira e saj, Emily Stoye Jones, u shpreh se familja ka nevojë për përgjigje.

“Gjithkush dëshiron të dijë pse. Është e pakuptueshme dhe duhet ta dimë”, tha ajo.

Prindërit e Amandës, Steve dhe Becky Lawwill, e përshkruan vajzën e tyre si një person të dashur dhe të përkushtuar ndaj familjes dhe nxënësve të saj.

Hetimi vijon, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar pajisje elektronike, dokumente financiare dhe prova që lidhen me zjarrvënien e dyshuar.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
michigan Tragjedi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Shkodër (EMRAT)

më shumë...

Kujtohet publicistit Teodor Keko, aktivitet në Muzeun Etnografik të Durrësit

më shumë...

“Benzi” përplaset me furgonin tek “pushimi i shoferit”, një i moshuar në gjendje të rëndë, makina përfundon në kanal

më shumë...

Digjen zinxhir kazanët e mbeturinave në Durrës, dëmtohen edhe makinat e parkuara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:38

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm,...

12:32

Kujtohet publicistit Teodor Keko, aktivitet në Muzeun...

12:13

“Benzi” përplaset me furgonin tek “pushimi i...

12:10

Digjen zinxhir kazanët e mbeturinave në Durrës,...

12:05

Alkooli ju heq patentën përgjithmonë, hyjnë në...

11:31

Kryente mashtrim online përmes dërgesave me postë,...

11:29

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të...

11:25

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit...

11:14

Korriku rekord në Portin e Durrësit, mbi...

11:13

Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes...

11:04

Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë...

10:59

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë...

10:57

Adoleshentëve nuk u duhet dietë dhe ushtrime...

10:23

Kafeja dhe sistemi imunitar, ekspertët zbulojnë si...

10:12

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk...

9:59

I dënuar për disa vepra penale, arrestohet...

9:54

Ukraina godet sërish depot e Wildberries në...

9:47

Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit...

9:44

Droga në Frakull të Fierit, ekstradohet nga...

9:33

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën...

Më të klikuarat

  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.