E premte, 16 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë ullishtet

Një vatër zjarri ka rënë mesditën e kësaj të shtune në fshatin Drenovë të Mallakastrës, duke përfshirë një sipërfaqe me ullishte.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta.

Reklamë

Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Në ndihmë të tyre janë nisur edhe mjete zjarrfikëse nga Fieri, Roskoveci dhe Albpetroli, me qëllim vënien sa më shpejt të flakëve nën kontroll.

Deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë