Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi...

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit të motit,...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes jep...

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Kthim në vendin e vuajtjes së dënimit, Kardinali Ernest Troshani mban Meshën në burgun e Spaçit

1 Gusht 12:06

Tetëmbëdhjetë vite të jetuara në burgun më famëkeq të historisë shqiptare, mes vuajtjeve dhe sakrificave për mbijetesë. Kardinali Ernest Simoni Troshani u rikthye në Spaç për të kremtuar Meshën e Shenjtë, në vendin ku dikur vuajti dënimin gjatë diktaturës komuniste.

Në këtë meshë morën pjesë ish-të burgosur politikë, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të jetës politike, si dhe dhjetëra besimtarë që u bashkuan në lutje dhe përkujtim të viktimave të regjimit.

Në fjalën e tij, Kardinali Ernest Simoni Troshani ndau kujtimet e dhimbshme nga periudha e diktaturës, duke u ndalur te arrestimi, vitet e burgimit dhe vuajtjet e përjetuara në Spaç.

Ai përcolli gjithashtu një mesazh paqeje, faljeje dhe shprese për të gjithë njerëzit.

Një mesazh të veçantë përcolli edhe Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, i cili u bashkua shpirtërisht me këtë përkujtim. Në mesazhin e tij ai shkruante:

“Vëlla i nderuar. Me një mallëngjim të thellë bashkohem shpirtërisht me Eminencën Tuaj dhe me të gjithë ata që janë mbledhur në ish-kampin e burgimit të Spaçit, ku Ju ktheheni pas kaq vitesh për të kremtuar Eukaristinë, Sakrificën e Krishtit, e cila e shndërroi Kryqin nga shenjë vdekjeje në premtim jete. Ai vend, i gdhendur në kujtesën e popullit shqiptar, mbetet një prej faqeve më të dhimbshme të historisë së tij. Spaçi ka qenë një vend ku shumë njerëz kanë mbartur kryqin e rëndë të padrejtësisë; gjaku i atyre që kanë vuajtur dhe kanë vdekur mes atyre maleve e ka ujitur atë tokë, duke e bërë një dëshmi të heshtur besnikërie, guximi e shprese. Bashkohem në lutje për ata që kanë vuajtur dhe kanë vdekur në Spaç, që kujtimi i tyre të mbetet i gjallë dhe të jetë për brezat e rinj një thirrje e vazhdueshme për të respektuar dinjitetin e pacenueshëm të personit njerëzor, vlerën e lirisë dhe angazhimin për paqen”, tha Kardinali Ernest Simoni Troshani.

Në shenjë mirënjohjeje për qëndresën dhe vuajtjet gjatë viteve të burgimit, Kardinali Ernest Simoni Troshani u nderua me një dekoratë mirënjohjeje. Ai mori gjithashtu një dhuratë simbolike, për mbështetjen shpirtërore që u dha bashkëvuajtësve gjatë qëndrimit në kampin famëkeq të burgimit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sociale
Tagged:
Kardinali Ernest Troshani Mesha Spaçi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA

më shumë...

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen plotësisht nga flakët

më shumë...

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake të Iranit

më shumë...

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra banorë pasi flakët iu afruan banesave

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:53

Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën...

10:41

Pamje apokaliptike! Zjarret përfshijnë Britaninë, banesat digjen...

10:37

Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake...

10:23

Gjermania në alarm nga zjarret! Evakuohen mijëra...

10:21

Evropa rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën

10:12

Mos i injoroni këto ndryshime në fytyrë,...

10:01

A ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale

9:47

Dita e 76-të e protestës, qytetarët nisin...

9:46

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:10

A është një dush i ftohtë mënyra...

8:48

Rrezikonin të mbyteshin në det pas përkeqësimit...

8:42

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • “Një surprizë e vogël ndryshon ritmin e ditës”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.