E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kapën me 5 kg kanabis në makinë, arrestohen tre të rinj në Sarandë (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar nga policia në Sarandë këtë të shtunë, pasi u kapën duke transportuar 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Operacioni policor i koduar “Transportuesit” u finalizua pas një hetimi 3-javor me metoda speciale të hetimit, nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës.

Reklamë

Në pranga ranë shtetasit Ardit Cama, 30 vjeç, Argjend Nanaj, 31 vjeç, dhe Keldi Jovani, 26 vjeç.

Sipas policisë, tre personat u kapën në flagrancë në aksin Nivicë–Sarandë, pranë urës së Kakomesë, teksa lëviznin me dy automjete.

Gjatë kontrollit të njërit prej mjeteve, u gjetën dhe u sekuestruan 5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila dyshohet se transportohej me qëllim shitjen në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.

“Si rezultat i hetimeve proaktive 3-javore të kryera me metoda speciale të hetimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, finalizuan operacionin policor të koduar “Transportuesit”.

Gjatë operacionit u vunë në pranga 3 shtetas:

– A. N., 31 vjeç, banues në Lukovë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe për armëmbajtje pa leje;
– K. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve;
– A. C., 30 vjeç, banues në Lukovë.

Tre shtetasit u kapën në flagrancë në rrugën “Nivicë–Sarandë”, pranë urës së Kakomesë, duke lëvizur me dy automjete. Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte A. N., ku udhëtonte edhe A. C., u gjetën dhe u sekuestruan 5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e dyshuar se transportohej me qëllim shitjen në Sarandë dhe Ksamil.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. J. lëvizte me automjetin tjetër për të monitoruar itinerarin dhe për të sinjalizuar praninë e shërbimeve të Policisë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë