E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ja sa do të shënojë termometri ditën e shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 41 gradë celcius. Më nxehtë parashikohet në qytetet Elbasan, Berat dhe Tiranë.

Ndërkohë temperaturat minimale pritet të arrijnë deri në 18 gradë celcius.

Era me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë