E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Parashikimi i motit për ditën e diel, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditës) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente pas orëve të mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në pjesën tjetër të territorit.

Në orët e pasdites dhe orët e mbrëmjes në zonën e veri – veriperëndim – perëndim e jugperëndim reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Reklamë

Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore.

Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 22 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 3 gradë celcius.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor Juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.