Politikë
Rama kërkoi përjashtimin nga PS, Klosi zbulon vendimin për Elisa Spiropalin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste.
I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Klosi u shpreh se Spiropali vijon të jetë anëtare e PS-së.
“Vendimmarrja e sotme ishte për miratimin e platformës ‘Kryetari i Bashkisë tim’, për të nisur fushatën elektorale në çdo cep të Shqipërisë. Këto ishin vendimmarrjet. Spiropali është anëtare e PS-së”, deklaroi Klosi.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë, Rama kishte kërkuar që përjashtimi i Spiropalit dhe i ish-deputetit Plarent Ndreca nga strukturat e selisë rozë të hidhej në votim.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




