Subscribe

 

Prokuroria e Elbasanit dërgoi ne Gjykate dosjen e kompanisë Kurum ish-administratorit të saj si dhe drejtorit të blerjeve pas dyshimeve të mashtrimit dhe pastrimit të parave.

 

Dy ish drejtuesit e lartë Koray Zeytinoglu dhe ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu dyshohej se kishin krijuar një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar me dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën e 1.5 milionë dollarëve.

 

Gjithashtu, po me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata vendosi sekuestro mbi llogaritë bankare të kompanisë Kurum.

 

Ish-administratori i kompanisë dhe ish-Drejtori i Skrapit,  nëpërmjet faturave fiktive, deklaruan se kishin kryer aktivitet shit-blerje në vitin 2011 me disa kompani të tjera, të regjistruara në qytetin e Laçit. Në aty kohë gjykata pranoi masën e arrestit për këta dy persona ku në pranga ra vetëm ish administratori ndërsa Ish-Drejtori i Skrapit, Yucel Aksu,u shpall në kërkim pasi  rezulton të jetë larguar Shqipëria.

 

Për sa i përket kompanisë Kurum prokuroria e akuzon ate për mashtrim e pastrim parash.

 

Sipas organit të akuzës Gjatë vitit 2011, shoqëria tregtare “Kurum International” ka kryer aktivitet fiktiv të blerjes së lëndës skrap, nga 4 shoqëri tregtare të cilat figurojnë si palë shitëse.

 

Të gjitha faturat tatimore të shitjes së skrapit për vitin 2011, rezultuan të falsifikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *