Subscribe

Kryebashkiaku Veliaj nënshkroi një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën dixhitale dhe tw inovacionit,  me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.

Sipas marrëveshjes, Bashkia e Tiranës do të jetë përgjegjëse për disa prej aktiviteteve të dakordësuara mes palës shqiptare dhe asaj franceze.

“Një energji fantastike, e cila filloi me vizitën e Presidentit Macron, pastaj nga tetori në prill u bë një punë e jashtëzakonshme nga qeveria shqiptare dhe rikthimi i vizitës së kryeministrit Rama në Paris ishte gjithashtu një histori suksesi, që tani duhet zbërthyer në nivelet më të vogla. Ne në Tiranë jemi përgjegjës për disa prej aktiviteteve që kemi dakordësuar. Ne jemi përgjegjës për Kubin Francez, i cili do ta zhvillojë aktivitetin te Piramida e Tiranës dhe do të jetë një kompeticion shumë interesant mes kubeve që kanë jetën e tyre, aktivitetin e tyre, kalendarin e tyre, ndaj dhe vërtet jam entuziast që Kubi Francez do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për t’u njohur më shumë me Francën”,  tha Veliaj.

Veliaj tha se bashkëpunimi me ambasadën franceze do të konkretizojë edhe dy iniciativa të tjera, e para do të jetë mundësimi që fëmijët e të rinjtë e kryeqytetit të shijojnë shfaqjen e filmave dhe kineastëve francezë dhe një tjetër iniciativë e rëndësishme është vendosja në mënyrë permanente e instalacionit “Micro-folie” Tirana, me koncept kryesor edukimin dhe argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve në ambientet e Piramidës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *