E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Sindikata e Taksive në protestë, nisin marshimin nga sheshi “Nënë Tereza” drejt Kryeministrisë

Ashtu sikundër e paralajmëruan, Sindikata e Transportit të Taksive doli këtë të hënë në protestë. Ata qëndruan për disa minuta në sheshin “Nënë Tereza” e më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Përmes një njoftimi për mediat një ditë më parë, Sindikata bën me dije se kërkesat e tyre të mëparshme nuk kanë marrë zgjidhje nga institucionet përkatëse.

“Njoftojmë se ditën e Hënë datë 16.11.2026, ora 10:30, në sheshin “Nënë Tereza”, Sindikata e Transpoortit Taksi të Shqipërisë zhvillon një tubim.

Protesta zhvillohet për arsye të mos reagimit të institucioneve si: Ministria e Transportit, Bashkëqeverisja dhe Bashkia Tiranë për zgjidhjen e kërkesave të ripërsëritura nga Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë dhe Rrethit Tiranë. Ju ftojmë tëmerrni pjesë në ndjekjen e këtij tubimi”, thuhej në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.